Viola Davis do të luajë Michelle Obamën në serinë e ardhshme televizive “Zonjat e Para” - Bota Sot
Viola Davis do të luajë Michelle Obamën në serinë e ardhshme televizive “Zonjat e Para”

Filma

Viola Davis do të luajë Michelle Obamën në serinë e ardhshme televizive “Zonjat e Para”

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 19:41
Viola Davis, Michelle Obama

Viola Davis do të luajë ish-Zonjën e Parë të SHBA-së, Michelle Obama në një seri të re televizive, sipas mediave amerikane.

Aktorja fituese e çmimit Oscar do të mishërojë 55-vjeçaren në “Zonjat e Para”, një seri që do të trajtojë personazhet grave të presidentëve amerikanë përgjatë historisë.

Saktësisht, Michelle Obama, Eleanor Roosevelt dhe Betty Ford do të jenë në qendër të episodit të parë të shkruar nga romancieri, Aaron Cooley.

“Zonja e Parë” do të synojë të sigurojë pasqyrë në jetën personale dhe politike të grave udhëheqëse në Amerikë.

Seriali gjithashtu do të tregojë se sa vendime të mëdha politike janë marrë në Shtëpisë së Bardhë, ku Zonjat e Para dhe stafi i tyre kanë ambientet e tyre. Michelle ka takuar disa herë aktoren Viola Davis, të cilën e njeh shumë mirë.

Davis mori çmimin e Akademisë për aktoren më të mirë mbështetëse në vitin 2017 për rolin në dramën “Fences”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...