Charlize Theron me imazh të ri në filmin “Fast and Furious”

Filma

Charlize Theron me imazh të ri në filmin “Fast and Furious”

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 21:34
Charlize Theron

Pasi kaloi verën në bregdetin kroat, Charlize Theron është rikthyer në xhirimet e vazhdimit të nëntë të filmit të njohur “Fast and Fourios”, ku do të luajë rolin e Cipherit.

Aktorja hollivudiane ka pushuar mjaftueshëm para se të fillojnë filmimet e franshizës së njohur amerikane, i cili ka mijëra adhurues anembanë globit.

Por, paraprakisht bukuroshja ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa ashtu pritet ta shohim në film.

Gjatë karrierës, ylli i Afrikës së Jugut shpesh ka eksperimentuar me stilin dhe ngjyrën e flokëve, por këtë herë ajo vendosi të shkojë një hap më tej.

Pamja moderne e këtij personazhi kult të fëmijërisë nga Charlize është arritur me fillesa me ngjyra mjalti, por ndjekësit në rrjetet sociale janë ende të paqarta nëse janë me të vërtetë flokët apo thjesht një parukë e mirë për filmin “Fast and Furious”.

Ndryshe, filmi është planifikuar të shfaqet në ekranet e mëdha të kinemave gjatë muajit maj të vitit të ardhshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat