Paraqitja e shkurtër e “Bad Boys For Life” premton shumë aksion dhe të qeshura

Filma

Paraqitja e shkurtër e “Bad Boys For Life” premton shumë aksion dhe të qeshura

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 18:40
Filmi “Bad Boys For Life”

Djemtë e rrezikshëm, Martin Lawrence dhe Will Smith, po rikthehen 17 vite pasi u publikua vazhdimi i dytë i “Bad Boys”. Kësaj radhe, ata i shkaktojnë telashe një karteli droge në Atlanta të SHBA-ve.

Dashamirët e kësaj franshize, në vitin e ardhshëm do ta kenë mundësinë që ta shohin filmin e tretë, i cili do të realizohet me regji të Adil El Arbi dhe Bilall Fallah.

Detektivët Mike Loërey dhe Marcus Burnett sërish i luajnë aktorët e mirënjohur, Will Smith dhe Martin Lawrence.

Po ashtu, rikthehet Joe Pantaliano si kapiteni Howard. Veç tyre, në filmin e radhës do të luajnë edhe Vanessa Hudgens, Alexander Ludwig, Charles Melton, Jacob Scipio, Paola Nunez e DJ Khaled.

Kujtojmë që filmi i parë “Bad Boys” u lansua në vitin 1995 që i pasua nga vazhdimi i dytë në vitin 2003, ndërsa filmi i tretë do të publikohet në janar të vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat