Festivali i Filmit të Venecias; triumfojnë ‘The Joker’ the Roman Polanski! - Bota Sot
Festivali i Filmit të Venecias; triumfojnë ‘The Joker’ the Roman Polanski!

Filma

Festivali i Filmit të Venecias; triumfojnë ‘The Joker’ the Roman Polanski!

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 11:46
Filmi The Joker

Filmi The Joker, me protagonist kryesor Joaquin Phoenix, ka fituar çmimin Luani i Artë në Festivalin e Filmit të Venecias.

Regjisori i filmit Todd Phillips konsiderohet që tani një nga kandidatët kryesorë për çmimin Oscar.

Çmimi i Madh i Jurisë shkoi për regjisorin Roman Polanski i cili mori pjesë në garë me filmin ‘An officer and a spy’ i cili pavarësisht debateve që shkaktoi pjesëmarrja e regjisorit në Festivalin e Venecias, juria e vlerësoi filmin e tij si më të mirin.

Polanski u dënua për përdhunim në vitin 1978 dhe prej atëhere është përballur me një numër akuzash për abuzim seksual.

Ai nuk ishte prezent në momentin e ndarjes së çmimit dhe trofeun e tij e tërhoqi bashkëshortja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...