“Joker” shpallet filmi më i mirë në Festivalin e Venecias

Filma

“Joker” shpallet filmi më i mirë në Festivalin e Venecias

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 17:48
Filmi “Joker”

Filmi “Joker” e ka fituar çmimin kryesor në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

Realizmi i regjisorit Todd Phillips e rrëmbeu Luanin e Artë në kategorinë për filmin më të mirë.

Projekti me Joaquin Phoenix në rolin kryesor, do të nisë shfaqjen nëpër kinema nga 4 tetori, ndërsa protagonist e ka armikun kryesor të Batmanit, Jokerin.

Ngjarja përcjell jetën e një komiku të dështuar, i cili përballet me dhunën teksa ec rrugëve të qytetit Gotham i veshur si kloun. Ai dalëngadalë shndërrohet në një mjeshtër të krimit, i njohur si Joker.

Phoenix i ka dhënë karakterit negativ një fytyrë të re, pas Jared Leto (“Suicide Squad”) e Heath Ledger (“The Dark Knight”), të cilët e kanë luajtur më herët.

Edicioni i 76-të i Festivalit të Venecias, festivali më i vjetër botëror i filmit, është mbajtur në periudhën 28 gusht – 7 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat