Eddie Murphy paralajmëron rikthimin në komedi

Filma

Eddie Murphy paralajmëron rikthimin në komedi

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 15:31
Eddie Murphy

Aktori i famshëm hollivudian, Eddie Murphy, është duke punuar në një sërë projektesh të reja, ndërsa turneu ‘stand-up’ është vetëm një prej tyre – shkruan CNN.

“Në vitin e ardhshëm do të nisem në turne, do të bëj një ‘stand-up'”, ka rrëfyer ylli i njohur gjatë bisedës në emisionin e Netflix, “Present Company with Krista Smith”.

Edhe pse nuk ka informacione lidhur me vendin dhe kohën e mbajtjes së ‘stand-up’, si edhe nuk është publikuar turneu zyrtar, ai ka thënë se përmes improvizimit do të shfaqet në skenë duke përpunuar materialin e spektaklit komik.

Veç kësaj, Murphy planifikon të realziojë edhe disa projekte të tjera, ku nuk do të mungojnë filmat e rinj.

Filmi “Dolemite Is My Name”, në të cilin luan edhe komiku Rudy Ray Moore, do të shfaqet në festivalin e filmit në Toronto.

Po ashtu, ai pritet të jetë edhe nikoqir i spektaklit “Saturday Night Live” në muajin dhjetor, ndërsa do të shfaqet edhe në filmin “Coming To America”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat