“Streha mes reve“ i Robert Budinës nis sot shfaqjen në 100 kinematë gjermane!!! - Bota Sot
“Streha mes reve“ i Robert Budinës nis sot shfaqjen në 100 kinematë gjermane!!!

Filma

“Streha mes reve“ i Robert Budinës nis sot shfaqjen në 100 kinematë gjermane!!!

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 18:21
Robert Budina

“Sot në orën 20.00 në Programkino Ost në Dresden shfaqet premiera e “ Strehës mes Reve“. “Pas filmit, do të zhvillojmë  një bisedë me publikun! Janë të mirëseardhur të gjithë bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Dresden“, njofton regjisori Robert Budina në vigjilje të shfaqjes së filmit të tij në mbi 100 kinema në Gjermani! Ky në fakt është një nga lajmet më të bukura së fundi sa I përket kinemasë shqiptare!

Është e para herë që një prodhim kinematografik shqiptar shpërndahet në kinematë gjermane! Përtej kërshërisë së njohjes me një histori shqiptare, që zhvillohet në një fshat verior, filmit I jep vlerë edhe protagonist Arben Bajraktari.

Aktori I njohur në gjithë botën përmes filmave hollivudianë si “ Tajken“, “Harry Potter“ këtë herë vjen në rolin e një bariu! Facebook fton shqiptarët të ftojnë dhe miqtë e tyre gjermanë , për tu njohur me filmin dhe kulturën tonë. “ Hajdeni të shikoni kulturën tonë, filmin tonë! Ne kemi një moto, një shqiptar sjell dy gjermanë! Ejani ta shpërndajmë kulturën tonë sa më shumë“ bën thirrje Robert Budina.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...