Pierce Brosnan: Është koha që James Bondin ta luajë një femër

Filma

Pierce Brosnan: Është koha që James Bondin ta luajë një femër

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 20:47
Pierce Brosnan

Ish-ylli i filmave për James Bondin, Pierce Brosnan, e ka mbështetur idenë që një femër ta luajë rolin e agjentit sekret në të ardhmen.

Aktori, i cili e ka luajtur ‘007’ në katër filma, ka thënë për Hollywood Reporter se qëndron plotësisht prapa idesë për një agjente sekrete.

“Mendoj se e kemi parë atë që e bëjnë meshkujt në 40 vitet e fundit, janë larguar nga rruga dhe e kanë vënë femrën në maje. Mendoj se do të ishte entuziaste dhe frymëzuese”, është shprehur aktori irlandez.

Mirëpo, 66-vjeçari ka thënë se është vështirë që të ndodhë kjo derisa producente kryesore e filmit të jetë Barbara Broccoli.

Ndryshe, filmi i ardhshëm për James Bondin do të jetë i fundit me Daniel Craigun në rolin e agjentit sekret, pasi aktori ka vendosur të tërhiqet nga ky rol. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat