HBO kryeson listën e fituesve të çmimeve Emmys - Bota Sot
HBO kryeson listën e fituesve të çmimeve Emmys

Filma

HBO kryeson listën e fituesve të çmimeve Emmys

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 08:51
Pamje nga ceremonia e ndarjes së çmimeve, Emmys.

Rrjeti televiziv amerikan, HBO, ka fituar çmime më shumë se secili kanal tjetër në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Emmys, duke dërguar në shtëpi 34 trofe, përfshirë atë për dramën më të mirë për pjesën e fundit të serialit, Game of Thrones.

Ky serial ka fituar gjithsej 12 çmime, derisa seriali tjetër i HBO-s, Chernobyl, ka fituar 10 të tjerë.

Netflix, një tjetër kanal i suksesshëm, është pozicionuar në vendin e dytë më 27 çmime të fituara.

Në mesin e fituesve të këtij kanali ka qenë edhe filmi Black Mirror: Bandersnatch”.

Përndryshe, HBO ka dominuar në fitoren e çmimeve Emmys për vite të tëra, deri kur më 2018 ka ndarë këtë pozitë me kanalin Netflix me nga 23 çmime secili rrjet.

Përveç tyre, çmime kanë fituar edhe rrjetet tradicionale si National Geographic me tetë të tillë, kryesisht për dokumentarin, Free Solo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...