Filma e kulinari në Pogradec, nis festivali i Filmit Ballkanik

Filma

Filma e kulinari në Pogradec, nis festivali i Filmit Ballkanik

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 15:36
Foto

Festivali i nëntë i Filmit Ballkanik dhe kulinarisë startoi mbrëmjen e se hënës në Pogradec. 78 filma me metrazh te shkurtër dhe jo vetëm, nga Greqia, Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova do te shfaqen për publikun për pesë ditë me radhë.

Për organizatorin Eno Milkanin, ky festival është një hap më tej për kinematografinë. Ndërsa për kryetarin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Eduart Makrfin dhe regjisorin e filmit,“Kthimi” i Kastriot Abdyli festivali është një pikëtakimi i rëndësishëm për të gjithë krijuesit ballkanikë.

Por festivali behet me interesant nga kulinaria ballkanike. Te gjithë vendet pjesëmarrëse përfaqësohen ne ketë festival edhe përmes specialitetit të tyre ne artin e kuzhinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat