Fragmenti i ri për filmin artistik “Lady and the Tramp” risjell skenën legjendare

Filma

Fragmenti i ri për filmin artistik “Lady and the Tramp” risjell skenën legjendare

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 16:53
Filmin artistik “Lady and the Tramp”

Disney+ ka publikuar trailerin e ri për versionin filmik të “Lady and the Tramp”, ndërsa një nga skenat nga traileri i ri do t’ju mahnitë.

Në këtë trailer mund ta shihni momentin kur Tramp (të cilit ia huazon zërin Justin Theroux) me turirin e tij ia shtynë Ladyt (Tessa Thompson) qoften e tij të fundit ndërkohë që ky çift simpatik i qenve e ndan një pjatë me shpageta në skenën legjendare.

Versioni i ri i klasikut të animuar nga viti 1955 “Lady and the Tramp” e sjell tregimin e qenit të përkëdhelur shtëpiak dhe endacakut të gjallë, por simpatik, të cilët, pas një takimi rastësor, së bashku shkojnë në një udhëtim të pasigurt, në të cilin do të theksohen dallimet e tyre, por edhe do të afrohen dhe ta kuptojnë vlerën e shtëpisë.

Në film i huazojnë zërat edhe Janelle Monáe, Sam Elliott, Ashley Jensen dhe Benedict Wong, ndërsa në rolet njerëzore luajnë Kiersey Clemons, Yvette Nicole Brown dhe Thomas Mann. Lady and the Tramp bëhet me regji të Charlie Bean, sipas skenarit të Andrew Bujalski.

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat