Seriali i ri, “House of the Dragon”/ Prodhim i HBO, i ngjashëm me “Game of Thrones”

Filma

Seriali i ri, “House of the Dragon”/ Prodhim i HBO, i ngjashëm me “Game of Thrones”

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 15:43
Foto

HBO, kanali televiziv amerikan që prodhoi e transmetoi Game of Thrones, do të sjellë një serial të ngjashëm, të titulluar “House of the Dragon”, ngjarjet e të cilit vendosen rreth 300 vjet përpara atyre të sagës së famshme që rrëmbeu zemrat e njerëzve në mbarë botën, duke krijuar një ushtri të vërtetë fansash.

Vëmendja do të fokusohet më së shumti tek familja Targaryen. Njoftimi erdhi vetëm disa orë pasi një tjetër i ashtëquajtur “prequel” i serialit të famshëm, ku duhet të interpretonte ylli hollivudian, Naomi Watts, u anulua. Games of Thrones ishte një prej sukseseve më të mëdha të HBO-së. me skenat që ofronin emocione te forta dhe skenarin e paparashikueshëm,  ai fitoi një sërë çmimesh Emmy dhe tërhoqi miliona shikues.

Për “House of the Dragon” do të kontribuojnë gjithashtu autorët e Game Of Thrones, George RR Martin, Ryan Condal dhe Miguel Sapochnik. Sa për serialin që duhet të kishte për protagonist Naomi Watts, nuk janë dhënë shpjegime lidhur me anulimin e tij, por thuhet se në verë ishte xhiruar një episod pilot, I cili me sa duket nuk është pëlqyer nga drejtuesit e HBO-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat