Ky është filmi i ri ku do të luajë Sandra Bullock - Bota Sot
Ky është filmi i ri ku do të luajë Sandra Bullock

Filma

Ky është filmi i ri ku do të luajë Sandra Bullock

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 00:35
Sandra Bullock

Sandra Bullock së shpejti do të kthehet në Netflix. Pas suksesit të filmit “Bird Box”, aktorja do të luajë në adaptimin e filmit artistik “Unforgiven”, të bazuar në serialin tre-pjesësh britanik të vitit 2009.

Regjisori dhe skenaristi i filmit “Mission Impossible – Rogue Nation” Christopher McQuarrie e shkroi skenarin, ndërsa producentja gjermane filmike Nora Fingscheidt këtë herë do ta bëjë regjinë.

“Ky projekt është i afërt dhe i dashur për mua”, shkroi McQuarrie në Twitter, duke shtuar se e kishte nderin që e dinte se ishte në “duar shumë të mira”.

Ai shtoi edhe se e shkroi skicën e parë për “Unforgiven” pothuajse një dekadë më parë, shkruan CNN.

Filmi përqendrohet në ish të burgosurën e cila përpiqet ta rindërtojë jetën e saj pasi lirohet nga burgu, përcjell Koha. Ajo është përballur me shoqërinë që nuk e lejon të përparojë.

Bird Box ishte bashkëpunimi i parë i Sandra Bullock me Netflixin, ndërsa ky projekt aktualisht është në fazën e zhvillimit si libër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat