Në përgatitje një film i ri “Scream”

Filma

Në përgatitje një film i ri “Scream”

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 22:59
Filmi “Scream”

Derisa jemi në periudhën kur përshtatjet, ribërjet dhe vazhdimet e filmave të popullarizuar shndërrohen në hite, një lajm i mirë për filmdashësit është se do të vijë edhe një film i ri nga franshiza “Scream”.

Spyglass Media Group do të punojë në projektin që është i bazuar në vrasësin e maskuar, i cili i terrorizon viktimat e tij përmes telefonatave, e që ishte krijim i dyshes Kevin Williamson dhe Wes Craven (ky i fundit ndërroi jetë në vitin 2015).

Akoma nuk është e qartë nëse adaptimi i ri i filmit horror nga viti 1996 do të ndërlidhet me ngjarjet e të kaluarës apo do të sillet krejtësisht një ngjarje e re.

Kujtojmë që filmi “Scream” debutoi në kinema në vitin 1996 dhe më pas u shndërrua në një prej filmave më të suksesshëm horror. Në vazhdim, u xhiruan edhe dy vazhdime të tjera, por që nuk u pritën aq mirë si filmi i parë.

Pas një pauze të gjatë, në vitin 2011, The Weinstein Company e realizoi “Scream 4”, në të cilin Neve Campbell, David Arquette dhe Courteney Cox i përsëritën rolet e tyre. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat