Zbulohet muaji se kur do të dalë sezoni i katërt i “La Casa De Papel”

Filma

Zbulohet muaji se kur do të dalë sezoni i katërt i “La Casa De Papel”

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 20:51
“La Casa De Papel”

“La Casa De Papel” është njëri prej serialeve më të famshme spanjolle.

Seriali pati tri sezone tejet të suksesshme, kështu duke thyer edhe rekorde shikueshmërie në disa vende.

Pas këtyre sezoneve, “La Casa De Papel” ka gati sezonin e katërt që pritet të lansohet për publikun në janar të 2020.

Këtë e kanë bërë të ditur aktorët e filmit Jesus Colmenar dhe Pedro Alonso, përderisa ishin në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Andaluzi.

Krahas datës për sezonin e katërt ata e konfirmuan se seriali do të ketë edhe sezonin e pestë, por duke mos zbuluar shumë rreth projekteve.

“Informacionet e tepërta në lidhje me serialin do të na kushtonte neve me jetë”, citohet se ka thënë regjisori i serialit duke bërë shaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat