Regjisori Todd Phillips planifikon ta xhirojë vazhdimin e “Joker”, por me kusht që Phoenix ta përsëritë rolin

Filma

Regjisori Todd Phillips planifikon ta xhirojë vazhdimin e “Joker”, por me kusht që Phoenix ta përsëritë rolin

Më: 23 nëntor 2019 Në ora: 23:14
Todd Phillips dhe Joaquin Phoenix

Filmi “Joker” ka thyer rekorde të shikueshmërisë, ndërsa regjisori Todd Phillips i ka entuziazmuar fansat me deklaratën se do t’ia vlente nëse do ta xhironte një vazhdim.

Mirëpo, nëse do të ndodhte kjo, ai megjithatë ka një kusht, që në rolin kryesor sërish të luajë Joaquin Phoenix.

“Nuk do të ishte vetëm një film i egër dhe i çmendur për ‘princin e krimit’. Do të duhej të kishte një rezonancë tematike në të njëjtën mënyrë që e ka filmi i parë”.

“Shumë filma përmendin shkëndijën, por Joker ishte barut. Nëse do të ishim në gjendje që ta bënim gjithë këtë në vazhdimin eventual, atëherë do të ishte shumë interesante”, ka deklaruar Phillips.

Thashethemet për vazhdimin e filmit filluan në muajin gusht, ndërsa asokohe regjisori kishte thënë se do të bënte gjithçka që në rolin kryesor të ishte sërish Phoenix.

“Joker” e ka kaluar shifrën prej një miliard dollarësh dhe është bërë filmi i tretë më fitimprurës nga DC për superheronjtë, pas “Dark Knight Rises” (1,084 miliard dollarë) dhe “Aquaman” (1,14 miliard dollarë). 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat