La Casa de Papel 4 po vjen, zbulohet data e sezonit të ri

Filma

La Casa de Papel 4 po vjen, zbulohet data e sezonit të ri

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 18:37
Seriali La Casa de Papel 4

Seriali spanjoll “La Casa de Papel” (Money Heist) i cili ka thyer rekordet e shikueshmërisë me tre sezonat e deritanishme, po vjen me sezonin e katërt

Data në të cilën do të publikohet sezoni i katërt i serialit është 3 prilli i vitit 2020.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, nga llogaria e këtij seriali.

“As profesori s’mund të planifikojë për kaq shumë kaos”, është shkruar në videon e publikuar nga La Casa de Papel në Instagram.

Kujtojmë se në Netflix ky serial është më i shikuari, përjashtimisht atyre të gjuhës angleze, ku deri më tani vetëm sezoni i tretë ka 34.4 milionë shikime.

Lajmin se seriali po vjen me sezonin e katërt e kishte dhënë gjatë verës së këtij viti aktorja Esther Acebo, e cila shfaqet në rolin e Monica Gaztambide apo Stokholmit.

Ajo përmes një postimi në Instagram kishte njoftuar se kanë përfunduar xhirimet e sezonin e katërt të serialit dhe ka falënderuar kolegët e saj siç ka thënë ajo për këtë udhëtim të jashtëzakonshëm.

Ndërkohë sezoni i tretë u publikua më 19 korrik të këtij viti. “La Casa De Papel” në sezonin e tretë paraqet një bandë prej tetë vetash të cilët vodhën ari nga Banka e Spanjës.

Në sezonin e tretë, plani i tyre përfshinte shpëtimin e një prej anëtarëve të bandës Rio (luajtur nga Miguel Herran), i cili u kap dhe u torturua nga policia spanjolle e cila dëshironte më shumë -informacion në lidhje me grupin e tyre.

E dashura e tij, Tokio (luajtur nga Ursula Corbero), bashkoi bandën edhe një herë, pavarësisht jetës së tyre të rehatshme për të shpëtuar Rio-n.

Megjithëse ata patën sukses në misionin e drejtuar nga El Professor (Profesori, luajtur nga Alvaro Morte), Rio vendosi të shkëputej me Tokio deri në fund të sezonit.

Të dy të dashuruarit vunë në dyshim lidhjen e tyre dhe kuptuan se ndarja ishte gjëja më e mirë për njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat