Leonardo DiCaprio shënon nominimin e tij të 12-të në karrierë në Golden Globes

Filma

Leonardo DiCaprio shënon nominimin e tij të 12-të në karrierë në Golden Globes

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 12:25
Leonardo DiCaprio

Leonardo DiCaprio rrëmbeu nominimin e tij të 12-të të Golden Globes të hënën kur u nominua për ‘Aktorin më të Mirë’ për filmin e Quentin Tarantinos, “Once Upon a Time in Hollywood”.

Ky film tashmë mori pesë nominime në Golden Globes, duke përfshirë “Fotografinë më të mirë”, “Regjisori më i mirë”, “Skenari më i mirë”, “Aktori më i mirë” për Leonardo DiCaprion dhe “Aktori mbështetës më i mirë” për Brad Pitt.

DiCaprio ka fituar tri Globes, në vitin 2005 me filmin “The Aviator”, “The Wolf of Wall Street” në vitin 2014 dhe së fundmi në 2016 për “The Revenant”.

“Jame përulur që të jem në shoqërinë e nderimeve të tjera”, tha DiCaprio në një deklaratë. “One Upon a Time in Hollywood” është një festë e kinemasë, një film që nuk do të ekzistonte pa vizionin e Quentin Tarantinos. Një letër dashurie për qytetin e Los Angeles dhe njerëzve që e bëjnë këtë industri kaq të veçantë. Një falënderim i përzemërt për anëtarët e Shoqatës së Shtypit të Hapur të Hollywoodit për këtë njohje”.

Nominimi i parë i Leonardos në Globes ishte në 1994 për “What’s Eating Gilbert Grape”.

Ai është bashkuar në garën e “Aktorit më të Mirë – Komedi / Drama” këtë vit nga Daniel Craig (Knives Out), Roman Griffith Davis (Jojo Rabbit), Taron Egerton (Rocketman) dhe Eddie Murphy (Dolemite Is My Name).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat