Adam Sandler në kërkim të vazhdueshëm të parave në dramën kriminale “Uncut Gems”

Filma

Adam Sandler në kërkim të vazhdueshëm të parave në dramën kriminale “Uncut Gems”

Më: 5 janar 2020 Në ora: 18:10
Adam Sandler

Pas realizimit të shkëlqyer të para dy viteve, “Good Time”, vëllezërit Benny dhe Josh Safdie janë kthyer me filmin e ri, “Uncut Gems”, në të cilin rolin kryesor e luan Adam Sandler.

Drama misterioze e zhanrit krim sjell tregimin për karizmatikun Haurd Retner, argjendarin nga New Yorku, i cili është në kërkim të vazhdueshëm të përfitimit të madh. Mirëpo, ngjarja bëhet më e tensionuar për shkak se mbledhësit e borxheve e ndjekin hap pas hapi.

Retner në të njëjtën kohë është edhe njeri familjar, prandaj duhet ta baraspeshojë jetën ndërmjet, gruas, fëmijëve, dashnores, punës dhe njerëzve të shumtë që u ka borxhe.

Në këtë film, Sandler vjen në një rol shumë më ndryshe nga që jemi mësuar ta shohim duke luajtur në komedi. Krahas tij, në “Uncut Gems” luajnë edhe Keith Williams Richards, Rommy Kominik, LaKeith Stanfield, Julia Fox dhe shumë të tjerë.

Filmi është dhënë premierë në Amerikë në fund të dhjetorë, ndërsa së shpejti do të nisë shfajen edhe nëpër kinematë tjera nëpër botë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat