Pritet dominim i realizimeve të Netflixit në Golden Globes

Filma

Pritet dominim i realizimeve të Netflixit në Golden Globes

Më: 5 janar 2020 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Ndarja e çmimeve Golden Globes konsiderohet si fillimi i kulmimit të sezoneve për çmimet filmike, ndërsa sivjet pritet të dominojnë filmat e realizuar nga Netflix.

Edicioni i 77-të me radhë mbahet sonte (e diel, 5 janar), ndërsa projektet filmike të Netflixit kanë marrë plot 17 nominime. Pasojnë Sony me tetë nominime, si dhe Disney e Warner Bros me nga gjashtë sosh.

Edhe te realizimet televizive dominon ofruesi i shërbimeve mediatike dhe ndërmarrja prodhuese, Netflix, po ashtu me 17 nominime, ndërsa pasojnë HBO me 15 nominime, ndërsa Hulu dhe Prime Video kanë nga pesë sosh.

Në kategorinë kryesore filmike konkurrojnë tre filma origjinalë të Netflixit, ndërsa drama “Marriage Story” ka marrë më së shumti nominime për Globin e Artë – gjashtë.

Ndërsa me nga pesë nominime janë “The Irishman” që po ashtu shfaqet në rrjetin e popullarizuar dhe “Once Upon a Time in Hollywood” i Quentin Tarantinos. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat