Filmi “Honeyland” nga Maqedonia me dy nominime për çmimin “Oskar”

Filma

Filmi “Honeyland” nga Maqedonia me dy nominime për çmimin “Oskar”

Më: 13 janar 2020 Në ora: 15:33
Foto

Filmi “Honeyland” i regjisorëve Tamara Kotevska dhe Ljubomir Stefanov është nominuar në dy kategori për çmimin “Oskar”.

Kjo është hera e parë në kinematografinë e Maqedonisë, që një film të futet në listën e dy kategorive: – film më i mirë i huaj; – dokumentari më i mirë.

Maqedonia më herët ka shpresuar për çmim me filmin “Para shiut” të Millço Mançevskit, i cili u nominua po ashtu në kategorinë e filmit më të mirë të huaj.

Realizatorët e këtij filmi shprehen të kënaqur që Akademia Amerikane e ka përfshirë në listën e nominimeve për çmimin “Oskar”. Ata thonë se kjo është hera e parë që një film dokumentar të nominohet në dy kategori.

“Filmi bën thirrje për modesti, ndërsa kur e shohim dashurinë në sytë e shikuesve, fuqishëm besojmë se mesazhi është marrë dhe se modestia është koha e re nëpër të cilën do të kalojmë”, thonë ata.

Listën përfundimtare të nominimeve për “Oskar” e publikuan aktorët Xhon Xhoe dhe Asja Rae.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat