Nominimet për Oscar 2020

Filma

Nominimet për Oscar 2020

Më: 13 janar 2020 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Akademia e Arteve dhe Shkencave në Shtetet e Bashkuara shpalli nominimet e filmave në 24 kategori për çmimet Oscar, për të nderuar përkushtimin e bërë në fushën e filmit gjatë vitit 2019.

Në krye të listës është Joker, i cili rezulton i pari në 11 kategori, duke përfshirë atë të filmit më të mirë, aktorit më të mirë dhe tetë çmimeve të tjera. Tre filmat që e pasojnë: The Irishman, 1917 dhe Once Upon a Time… in Hollywood, kanë secili nga 10 nominime.

Falë kësaj liste, shpresa për të rrëmbyer statuetën e aktorit më të mirë, kanë edhe Antonio Banderas e Leonardo DiCaprio. Kathy Bates, Scarlett Johansson e Margot Robbie, do të luftojnë nga ana tjetër për tu shpallur aktoret më të mira të vitit.

Edhe sivjet, ashtu sic ndodhi vitin e kaluar, çmimet do të ndahen nga aktorët, sepse nuk do të ketë një moderator. Ceremonia e 92-të e Academy Awards do të mbahet mes dëshirave, shpresave e shkëlqimit në 9 shkurt në Teatrin Dolby të Los Angeles.

Eventin që një vit më parë u ndoq nga plot 29.6 milionë persona, do ta transmetojë live American Broadcasting Company. Çmimet Oskar janë më të rëndësishmet në kinematografi dhe ndahen në Hollywood që nga viti 1929.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat