Producenti i “Honeyland”: Do të ishte çmenduri ta fitonim çmimin “Oskar”

Filma

Producenti i “Honeyland”: Do të ishte çmenduri ta fitonim çmimin “Oskar”

Më: 14 janar 2020 Në ora: 12:46
Ekipi i filmit “Honeyland”

Atanas Georgiev, producenti i filmit “Honeyland” nga Maqedonia, i cili është nominuar në dy kategori për çmimin “Oskar”, thotë se do të ishte çmenduri të fitohet ky çmim.

Ai thotë se as ndër mend nuk ju ka rënë që filmi “Honeyland” të shkojë aq larg.

“Do të ishte çmenduri ta fitonim, por këto dy nominime janë histori në vete. Jeta më ka ndryshuar edhe tani. Shpresoj që së shpejti të kthehem në rutinat e vjetra. Mirëpo realisht e dëshiroj atë e dëshiroj. Besoj që Maqedonia do të ndaloj t’i shpërngul banorët e saj dhe se edhe tek politikanët edhe tek qytetarët do të ketë racionalitet dhe përgjegjësi ndaj tjetrit”, thotë producenti Georgiev.

Filmi “Honeyland” është nominuar në dy kategori për çmimin “Oskar”, ndërsa ceremonia do të mbahet më 9 shkurt në Hollywood.

Ndryshe, filmi nga Maqedonia që deri tani ka qenë më afër “Oskarit” është filmi “Para shiut” i Millço Mançevskit. Ai ishte në mesin e pesë filmave të nominuar për filmin më të mirë të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat