Producenti i njohur akuzohet për përdhunime dhe sulme seksuale

Filma

Producenti i njohur akuzohet për përdhunime dhe sulme seksuale

Më: 25 janar 2020 Në ora: 15:21
Harvey Weinstein

Ka filluar gjyqi për ish-producentin e filmave, Harvey Weinstein në New York, i cili akuzohet për përdhunime dhe sulme seksuale.

Prokurorja, Meghan Hast, e ka cilësuar atë si një grabitqar seksual “i kalitur”, i cili synonte aktoret.

“Burri që është ulur atje nuk ishte vetëm një titan në Hollywood, por ishte një përdhunues”, tha ajo.

“Ai përdori fuqinë dhe prestigjin e tij në industrinë e argëtimit për të siguruar heshtjen e akuzuesve. Edhe pse janë të huaj me njëri-tjetrin, secila prej atyre do ju përshkruajë  turpin dhe poshtërimin pas takimeve të tyre të dhunshme me të pandehurin”, tha prokurorja.

Hast tha se Weinstein i mbante viktimat e tij të përdhunimit afër, në mënyrë që ato të mos raportonin veprimet e tij, mirëpo avokatët e tij thanë se marrëdhëniet seksuale ishin konsensuale.

Dikur një nga producentët më të lavdishëm të Hollywood, sot Weinstein akuzohet për sjellje të pahijshme seksuale nga më shumë se 80 gra, akuza që ngritën lëvizjen #MeToo.

67-vjeçari i mohon akuzat, por nëse ai shpallet fajtorë mund ta kalojë gjithë pjesën tjetër të mbetur të jetës pas hekurave.

Gjyqi pritet të përfundojë në fillim të marsit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat