Oscar Isaac në filmin sipas stripit “Ex Machina”

Filma

Oscar Isaac në filmin sipas stripit “Ex Machina”

Më: 25 janar 2020 Në ora: 21:32
Filmi “Ex Machina”

Filmi “Ex Machina” ishte një hap i mirë për karrierën e Oscar Isaacut në vitin 2014, kështu që nuk është për t'u habitur interesimi i tij për një projekt të ri i cili në origjinal e mban të njëjtin titull, “The Great Machine”, i bazuar në stripat e popullarizuar “Ex Machina” nga autori Brian K. Vaughan dhe i cili nuk ka të bëjë fare me filmin në të cilin luan Isaacu.

Ngjarja e stripit bën fjalë për Mitchell Hundred (Isaac), ish-superheroin i cili bëhet kryebashkiak i New Yorkut pas 11 shtatorit dhe sulmeve në WTC. Hundred e kishte fuqinë që të fliste me pajisjet mekanike, por stripi ishte më i përqendruar në çështjet e qeverisë dhe udhëheqjes politike sesa në luftën midis së mirës dhe së keqes.

Isaac dhe menaxheri i tij shumëvjeçar, Jason Spire, do ta bëjnë së bashku produksionin e filmit, ndërsa me ta në film do të punojë edhe vetë Vaughani. Ai e krijoi stripin Ex Machina në vitin 2004, me artistin Tony Harris dhe seria i ka blerë 50 numra. Skenari për filmin do të shkruhet nga Anna Waterhouse dhe Joe Shrapnel.

Ende nuk dihet se kur duhet të fillojë produksioni i filmit dhe as nuk parashikohet data e daljes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat