“Bad Boys for Life” në rrugëtimin që nuk ndalet

Filma

“Bad Boys for Life” në rrugëtimin që nuk ndalet

Më: 26 janar 2020 Në ora: 18:29
Filmi “Bad Boys for Life”

Kimia komike midis Martin Lawrences dhe Will Smithit është esenca që e bart peshën më të madhe në “Bad Boys for Life”, filmi i tretë aksion me temë shokë-policë që e portretizon çiftin jokonformist të detektivëve nga Miami.

Ata e kryejnë punën – duke e ofruar një film të këndshëm, të cilin fansat e përkushtuar të franshizës do ta vlerësojnë shumë më lart – ama u duhet që të përballen edhe me ndërthurje të shumta të zhvillimeve dhe karakterizimeve të plogështa për të mbërritur deri aty.

Sekuenca hapëse e filmit nis me skenën e karakterit të Will Smithit, Mike Lowrey, ulur para timonit të një “Perscheje”, duke shpejtuar zemërueshëm, teksa Marcus Burnetti i Martion Lawrences bërtet mjaftueshëm zëshëm sa për ta mbytur jehonën e motorit.

Meqë kanë kaluar 17 vjet që nga “Bad Boys II”, mund të vërehet qartë tipari i shtyrjes në moshë të djelmoshave të dikurshëm, gjë kjo që vihet në pah me faktin se ata nxitojnë për të marrë pjesë në lindjen e nipit të Marcusit.

Marcusi, pas ca kohësh rrugëtim, pëlqen të ndalojë dhe t’u marrë erë luleve; Mike mendon se pensionimi është fjalë e pistë.

Një vrasës hakmarrës, i biri i padronit të një karteli droge në mision, ua trazon me gjak ujërat e këtyre dy heronjve, duke i shkrepur disa të shtëna në drejtim të Mike-ut. Gjashtë muaj më vonë, një divizion i ri i Departamentit policor të Miamit, udhëhequr prej të dashurës së dikurshme të Mike-ut, merret me misterin e Ammos që qëlloi detektivin. (AMMO Është ndryshe akronimi i divizionit të ri, Operacionet e Avancuara të Policisë Metropolitane të Miamit).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat