Aktori i ‘Star wars’ humb betejën me kancerin

Filma

Aktori i ‘Star wars’ humb betejën me kancerin

Më: 1 shkurt 2020 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Vdes aktori i filmit ‘Star wars’.

Aktori i filmit “Star Wars”, Alan Harris ka vdekur në moshën 81-vjeçare.

Ai vdiq të shtunën në mëngjes, pas një beteje me kancerin e mushkërive për të cilën ishte diagnostikuar në vitin 2018

Alan ishte i njohur për interpretimin e tre personazheve të ndryshme në trilogjinë e Sci-Fi Franchises.

Duke e konfirmuar vdekjen e tij, Imperial Signings tha në një postim në Facebook: “Një lajm shumë i trishtuar sapo ka ardhur që Alan Harris fatkeqësisht ndërroi jetë këtë mëngjes”.

Alliance Agents tha në një deklaratë se Alan ka punuar në të tre filmat e Star Wars, ku kishte rolin më të spikatur.

Më tutje ata thanë se Harris ishte shumë modest, dhe shpesh takohej me fansat e tij.

Para aktrimit, ai punoi si model në Mbretërinë e Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat