Tom & Jerry: Rrëfimi për një mace dhe një mi, historia e të cilëve filloi 80 vjet më parë

Filma

Tom & Jerry: Rrëfimi për një mace dhe një mi, historia e të cilëve filloi 80 vjet më parë

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 00:48
Tom & Jerry

Të gjithë i kemi adhuruar dy personazhet e filmit të animuar, Tom dhe Jerry.

Një maçok i shqetësuar nga miu i bezdisshëm që jeton në shtëpinë e tij, krijon komplote për ta hequr qafe atë me kurthe të ngarkuar me djathë.

Miu, i mençur si përherë, i shpëton planeve të maçokut.

Historia prapa këtij “komploti” është mjaft interesante, duke e paraqitur një anë të “Luftës së Ftohtë”, kjo është arsyeja se si Tom dhe Jerry, të cilët mbushin 80 vjeç këtë javë, u bënë personazhet më të njohura në botë.

Krijuesit Bill Hanna dhe Joe Barbera kishin luftuar të imitonin suksesin e studiove të tjera që kishin goditur karakteret si Porky Pig dhe Mickey Mouse.

Barbera ka thënë se e donte shumë konceptin e thjeshtë të një karikature mace dhe miu, me konflikt dhe ndjekje.

Filmi i animuar për herë të parë është lansuar në vitin 1940, dhe fitoi çmim Oscar për kategorinë e filmit më të shkurtër.

Mirëpo pavarësisht punës së animatorëve ata nuk i morën meritat.

Në fillim, karakteret u njohën me emrin Jasper dhe Jinx, ndërsa më vonë me Tom dhe Jerry.

Siç e dimë, ngjarja e të dy personazheve është e zhvilluar pa dialog, për krijuesit do të dukej më interesante nëse muzika do të improvizohej sipas lëvizjeve të tyre, duke ngjanë me filmat e komedianit Charlie Chaplin në atë kohë.

Gjatë dy dekadave të ardhshme, Hanna dhe Barbera krijuan më shumë se 100 episode, secilit i duheshin javë për t’i prodhuar dhe shuma e tyre kap shifrën e 50,000 dollarëve në vit.

Filmi i animuar që është konsideruar i jashtëzakonshëm në atë kohë Tom dhe Jerry, ka fituar shtatë çmime Oscar.

“Do të vë bast se kur i keni shikuar ata si fëmijë, ose nëse i shikoni tani, do ta keni të vështirë t’i dini kur u prodhuan”, ka thënë Jerry Beck, një historian i karikaturave që ka punuar në role të ndryshme në këtë industri.

Ai ndër tjerash ka thënë se këto karikatura paraqesin një art të shkëlqyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat