Kjo është data kur pritet të lansohet pjesa e dytë e ‘Venom’

Filma

Kjo është data kur pritet të lansohet pjesa e dytë e ‘Venom’

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

‘Venom’ fillojnë xhirimet e pjesës së dytë.

Filimi ‘Venom’ kishte arritur shifra marramendëse me fitimet e bujshme në mbarë kinematë botërore, tani producentët kanë dhënë lajmin e mirë për fansat, këtë vit lansohet pjesa e dytë.

Sot në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë fotot nga xhirimet e skenave të ‘Venom 2’ ku në qendër të vëmendjes padyshim është aktori kryesorë Tom Hardy.

Ndërsa nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, duket se ka shumë gjasë që vazhdimi i ‘Venom’ të dalë në treg më 2 tetor 2020 .

Sony në bashkëpunim me Marvel kishin lëshuar filmin në tetor dy vite më parë dhe një gjë të tillë pritet ta bëjnë edhe tani, pasi pjesa e parë rezultoi me sukses dhe është e pakuptimtë të eksperimentojnë me diçka që ka funksionuar.

Filmi përflitet se ka filluar xhirimet në Warner Bros. Studios Leavesden në Watford, Angli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat