Xhirimet e “Matrix 4” e shndërrojnë San Franciscon në “zonë lufte” me shpërthime dhe helikopterë

Filma

Xhirimet e “Matrix 4” e shndërrojnë San Franciscon në “zonë lufte” me shpërthime dhe helikopterë

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Xhirimet e vazhdimit të katërt të filmave “Matrix” në San Francisco i kanë mbajtur zgjuar shumë banorë për shkak të zhurmës së madhe që është shkaktuar.

Ndriçimet e mëdha në qiell nga shpërthimet dhe zhurma e tyre, si edhe së paku pesë helikopterë që kanë fluturuar shumë ulët (rreth 90 metra lartësi) nuk e kanë lejuar qetësinë e zakonshme.

Të shtunën, nga ora 18:00 deri në mesnatë dhe në mëngjesin e të dielës (nga ora 5:00 deri në orën 9:00) kamerat kanë xhiruar vazhdimisht, ndërsa banorët e kanë pasur të vështirë të flenë.

Ikona hollivudiane, Keanu Reeves (që luan rolin kryesor të Neos), thuhet të ketë qenë duke xhiruar, ndërsa ngjarjen e ka përcjellë edhe kryetarja e komunës, London Breed.

Në një video që e ka publikuar Daily Mail shihen dhe dëgjohen shpërthimet e nevojshme për skenat e filmit, si edhe janë parë njerëzit dhe aktorët e përfshirë në xhirime.

“‘Matrix 4’ po krijon një zonë lufte në San Francisco. Helikopterët po fluturojnë shumë poshtë dhe shpërthimet po ndodhin në Market dhe Pine Street”, ka shkruar një qytetar që e ka postuar edhe një video nga xhirimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat