‘There is no evil’ fiton çmimin kryesorë në ‘Festivalin e Filmit në Berlin’

Filma

‘There is no evil’ fiton çmimin kryesorë në ‘Festivalin e Filmit në Berlin’

Më: 1 mars 2020 Në ora: 18:18
Aktorët e filmit ‘There is no evil’

Mohammad Rasoulof ka ‘rrëmbyer’ ‘Ariun e artë’.

Mohammad Rasoulof, i cili u dënua me burg në Iran për “përhapje të propagandës”, e drejtoi filmin në fshehtësi dhe nuk ishte në gjendje të marrë pjesë në ceremoni.

Në emër të tij, çmimin e mori producenti Farzad Pak, i cili falënderoi kastin e mrekullueshëm që kishte vënë në rrezik jetët për të qenë pjesë e filmit.

Filmi tregon katër histori të ndara për dënimin me vdekje në Iran, nga ajo e një ekzekutuesi e deri tek familjet e viktimave. Ekspertët e kanë quajtur filmin e Rasoulof, deklaratën më të hapur kritike të deritanishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat