Koronavirusi paralizon gjithçka

Filma

Koronavirusi paralizon gjithçka

Më: 22 mars 2020 Në ora: 07:39
Foto ilustrim

Përhapja e mëtejshme e koronavirusit ka bërë që shumë aktivitete kulturore të shtyhen duke përfshirë xhirimet e filmave, festivalet e mëdha apo edhe shumë turne muzikorë. Po ashtu, edhe xhirimet e reja të serialit Friends janë shtyrë për shkak të epidemisë. Lajmin e ka bërë të ditur gjigandi i filmave HBO MAX.

Sipas kompanisë, ato ishin planifikuar për t’u realizuar gjatë javës së ardhshme, por përhapja e epidemisë ka bërë që organizatorët të marrin këtë vendim. Ende mbetet e paqartë edhe pjesa se kur do të fillojë seriali. Më herët ishin kasti i aktorëve Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matthew Perry, David Schwimmer dhe Matt LeBlanc, të cilët njoftuan ribashkimin e tyre.

Friends është një seri televizive amerikane e krijuar nga David Crane dhe Marta Kauffman. Transmetimet filluan nga viti 1994 deri në 2004, duke zgjatur me 10 sezone. Seriali konsiderohet si një nga shfaqjet më të njohura të të gjitha kohërave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat