5 filma që pakësojnë ankthin në këto kohë

Filma

5 filma që pakësojnë ankthin në këto kohë

Më: 25 mars 2020 Në ora: 21:39
The Pusrsuit of Happyness

Gjatë këtyre javëve të pazakonta, me rutinën që është kthyer përmbys, shqetësimi për atë që po ndodh me emergjencën coronavirus, ankthi për të ardhmen, kriza ekonomike, ndihemi të frikësuar dhe kemi shumë mendime negative.

Kinemaja na ndihmon, kthehet në një instrument terapeutik. Sipas një studimi të bërë kohët e fundit nga Virginio de Maio, disa skena të artit të shtatë mund të ndikojnë direkt në “koherencën tonë kardiake” duke  favorizuar mirëqënien, pakësuar ankthin dhe duke na bërë më rezistentë.

“Nervi optik i përcjell informacione pjesës së trutit që është përgjegjëse për emocionet si frika. Filmat e duhur janë një instrument shumë i mirë për ta lejuar sistemin tonë nervoz që të qetësohet, të bllokojë antkhin dhe shqetësime”, ka shpjeguar Virginio De Maio.

Ja 5 filmat që Virginio de Maio, autori i studimit, sugjeron për t’u qetësuar në këtë moment delikat, por secili nga ne mund  të ketë filma të tjerë të preferuar, ato që i japin një ndjesi qetësie dhe mirëqënieje. Lista e mëposhtme ka qenë objekt studimi:

Në kërkim të lumturisë (The Pusrsuit of Happyness) është një film i 2006-ës i drejtuar nga Gabriele Muccino. Skena e monitoruar nga studimi është ajo finale. Në një maratonë emocionesh, Will Smith, i cili interpreton Chris Gardner, kalon vështirësi të mëdha për të garantuar mbijetesën e djalit, deri sa arrin të gjejë një kontratë si broker (person që shet ose blen asete për të tjerët).

Në atë moment, spektatori identifikohet me personazhin, duke provuar dhembshuri dhe më pas gëzim për suksesin e protagonistit. Është vërtetuar se shikimi i këtij filmi stimulon një reagim të fortë emocional, që ndikon te stabilizimi i ritmit kardiak.

Ha lutu dashuro (Eat Pray Love) është një film i 2010-ës i regjisorit  Ryan Murphy, i bazuar te një libër autobiografik të Elizabeth Gilbert “Ha, lutut, dashuro”. Protagonistja, e interpretuar nga Julia Roberts, është në kërkim të një ekuilibri perfekt. Megjithatë, marrëdhëniet e saj duket se është e shkruar që të përfundojë dhe, e përndjekur nga paaftësia e saj për të dashuruar, niset për një udhëtim në xhiro nëpër botë.

Spektatorët e kanë të lehtë ta shohin veten në këtë jetë “normale”, por me një sfond pakënaqësie melankonike që nuk e lë të qetë protagonisten. Pothuajse në fundin e filmit, Liz shpreh të gjitha emocionet e saj dhe, edhe një herë, rilindja e saj dhe dëshira e fortë për ta parë  të lumtur, ndikon në ritmin kardiak të spektatorëve.

Krahët e lirisë (The Shaëshank Redemption) është një film i 1994-ës i regjisorit Frank Darabont me protagonistë Tim Robbins dhe Morgan Freeman. Pas shumë vuajtjesh, mes qelive të burgt, dy protagonistët e këtij filmi spektakolar ribashkohen në një përqafim në një plazh  të bardhë përballë detit.

Alternimi “dhimbje-kënaqësi” pasqyron edhe sjelljen e zemrës që për të ekuilibruar funksionimin kardiak përshpejton dhe ngadalëson rrahjet në varësi të stimujve mjedisore që na rrethojnë. Në fundin e filmit “krahët e lirisë” stimuli që na vjen nëpërmjet syve ëshhtë  ai i një harmonie  të rigjetur, paqeje, dhe lirie.

Will Hunting – Gjeniu rebel (Good Will Hunting) është një film i 1997-ës i drejtuar nga Gus Van Sant dhe i interpretuar nga Matt Damon dhe Robin Williams. Will (Matt Damon) është një gjeni i ri, por për shkak të dhunës së pësuar në fëmijëri, ai ka një sjellje të dëmshme për veten dhe të tjerët.

 

Pasi ka provuar psikologë  të ndryshëm, duket se Sean (Robin Williams) është  i vetmi që mund ta ndihmojë. Spektatorët e shohin veten tek e kaluara problematike e djaloshit dhe reagojnë emocionalisht në momentin kur Robin Williams vazhdon t’i përsërisë Matt Damon-it “nuk është faji yt”. Gjatë  kësaj skene është shikuar se spektatori futet në një rezonancë emocionale dhe koherencë kardiake.

Ndrysho  jetën tënde me një click (Click) është një film amerikan i 2006-ës i regjisorit Frank Coraci dhe i interpretuar nga Adam Sanlder. Një burrë merr një telekomandë magjike që e lejon ta  çojë përpara jetën e tij. Megjithatë, Miachel, i cili kërkon të kalojë me shpejtësi “sakrificat” dhe “momentet e vështira”, nuk e kupton se kalon edhe vitet me të mira  të familjes së tij.

E gjen veten me fëmijët të rritur dhe të martuar, në moshë të madhe, i ndarë nga gruaja dhe me probleme shëndetësore. Befasia është se telekomanda shkon vetëm përpara dhe jo mbrapa. Komedia është një metaforë që e lejon spektatorin të shikojë me një  sy pozitiv pengesat dhe sakrificat me të cilat duhet të përballemi për t’u bërë të sukseshsëm.

Gjithsesi, momenti më emocional vjen kur Michael u kërkon falje  të gjithëve për gabimet e bëra, para setë kuptojë se gjithçka ishte një ëndërr e keqe. Nga ai moment, ka mundësinë të jetojë një jetë të re dhe me sa duket spektatorët futen në një gjendje koherence kardiake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat