Covid-19 shtyn Festivalin e Kanës

Filma

Covid-19 shtyn Festivalin e Kanës

Më: 15 prill 2020 Në ora: 19:51
Ilustrim

Festivali i Filmit në Kanë që zhvillohet çdo vit në fund të muajit maj, pritet të shtyhet pas muajit korrik. Organizatorët po punojnë për të gjetur një opsion për organizimin e eventit që të mos shkojnë drejt anullimit të tij.

Festivali i Kanës këtë vit nuk do të zhvillohet në formën e tij origjinale për shkak të pandemisë së koronavirusit, por organizatorët janë shprehur se po mendojnë disa opsione alternative për eventin e përvitshëm. Për shkak të zgjatjes së kohës së izolimit deri më 11 maj, me urdhër të presidentit francez, për të parandaluar përhapjen e covid 19, eventi nuk mund të mbahet deri në mes të muajit korrik.

"Pas deklaratës së presidentit francez ne e pranuam se shtyrja e Festivalit të 73-të Ndërkombëtar të Filmit në Kanë, fillimisht e konsideruar për në fund të qershorit deri në fillim të korrikut, nuk është më një opsion. Qartësisht është e kuptueshme se Festivali nuk mund të mbahet këtë vit në formën e tij origjinale," thanë organizatorët në një deklaratë.

Tanimë kanë filluar diskutimet me profesionistë të filmit, në Francë dhe jashtë saj.

  "Ne pajtohemi që Festivali I Kanës, një shtyllë thelbësore për industrinë e filmit duhet të eksplorojë të gjitha paparashikimet ... duke realizuar Cannes 2020 në një mënyrë ose në një tjetër", shtuan organizatorët pa shtjelluar opsionet e mundshme.

Kjo ngjarje e cila i mbledh disa prej aktorëve, regjisorëve dhe personaliteteve më të njohura në rivierën franceze si dhe përcillet nga një numër i madh i publikut mbarëbotëror, tradicionalisht është mbajtur nga 12 deri më 23 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat