Ndërron jetë regjisori i “Tom and Jerry”, Gene Deitch

Filma

Ndërron jetë regjisori i “Tom and Jerry”, Gene Deitch

Më: 19 prill 2020 Në ora: 22:56
Gene Deitch

Regjisori i animacionit të popullarizuar “Tom and Jerry”, Gene Deitch, ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeçare.

Ilustruesi i filmit dhe fituesi i çmimit Oscar vdiq papritur të enjten në banesën e tij në Pragë, shkruan Daily Mail.

Gene, emri i vërtetë i të cilit ishte Eugene Merrill Deitch drejtoi realizmin e 13 animacioneve për fëmijë duke përfshirë “Tom and Jerry” dhe atë të “Popeye”.

Përmes rrjetit social Twitter shumë ndjekës kanë shprehur ngushëllime për humbjen e tij duke kujtuar veprat e tij të paharruara.

Gene ka lënë pas gruan dhe tre djem nga martesa e tij e parë, të cilët janë të gjithë animatorë dhe karikaturistë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat