Më 23 prill premiera e serialit botëror “Gangs of London”, pjesë e tij edhe aktorë shqiptarë

Filma

Më 23 prill premiera e serialit botëror “Gangs of London”, pjesë e tij edhe aktorë shqiptarë

Më: 21 prill 2020 Në ora: 13:50
Aktorët shqiptar

Pas përfundimit të serialit më të famshëm në botë “Game of Thrones” është lëshuar trileri i “Gangs of London”, i cili pritet të jetë një prej serialeve më të shikuara në të ardhmen e afërt. Kjo seri britaniko-amerikane e aksionit, është vendosur të transmetohet më datë 23 Prill në Sky Atlantik.

Ndryshe nga gjithë serialet e tjera botërore, këtë seri po e presin me padurim shqiptarët sepse pjesë e saj janë edhe gjashtë aktorë shqiptarë të cilët shumë shpejt do të kthehen në personazhet e preferuar të publikut.

Eri dhe Orli Shuka, janë dy prej aktorëve shqiptarë të cilët prej kohësh jetojnë në Londër, atje ku tashmë po e ndërtojnë një karrierë mbi baza të forta.

Në këtë serial, Eri luan Mirlinden e cila është e martuar me Luan (Orli Shuka). Një çift që i ka mbijetuar luftës dhe lëvizin në Londër menjëherë pas luftës. Ata kanë dy fëmijë, dy vajza. Xavier e thërret Mirlinden, lady Macbeth. Ajo është grua e fortë dhe që i dëgjohet fjala. Pika e dobët e Luan dhe nxitësja e veprimeve të tij në të njëjtën kohë.

Aktori tjetër që është pjesë e kësaj serie, është Florist Bajgora i cili numëron një numër të konsiderueshëm të roleve në filmat por kësaj radhe ai i ka hyrë një tjetër rruge. Asaj të suksesit botëror.

Aktorit kosovar Florist Bajgora ka një rol interesant në këtë serial dhe pritet të marr vëmendje.

Por, ajo që nuk është ditur deri më tani është fakti që këtij seriali tashmë i është bashkuar edhe aktorja e njohur shqiptare Arta Dobroshi. Në sezonin e parë Arta ka një pjesë të vogël, por pritet që në sezonin e dytë ajo të jetë shumë më tepër prezente pasi konsiderohet si një ndër rolet kryesore në vazhdimësi.

KultPlus ka mësuar gjithashtu se tashmë është dhënë premiera online dhe kuptojmë që në këtë projekt marrin pjesë edhe aktorët Nebli Basani dhe Arita Sadiku.

 ‘Gangs of London’, është vendosur në një nga qytetet më dinamike dhe multikulturore të botës, i cili është copëtuar nga betejat e trazuara kundër bandave që e kontrollojnë atë, vakumi i krijuar nga kreu i një organizate krimi kërcënon paqen.

Seria u krijua nga Gareth Evans dhe Matt Flannery, me Evansin në shumicën e episodeve përfshinë skena komplekse koreografike të luftës, për të cilat edhe është bërë i njohur.

Corin Hardy (The Monkey, The Halloë) do të marr rolin në tre nga dhjetë episodet, së bashku me regjisorin francez Xavier Gens (Hitman, The Divide), i cili do t’i xhirojë dy episode.

Ajo çka vlen të ceket është fakti se në këtë serial pjesë e kastës së aktorëve do të jenë edhe aktorë të ‘Peaky Blinders’ dhe prej serialit ‘Game of Thrones’ të cilët për momentin konsiderohen aktorët më të famshëm botërorë e përkrah të cilëve tashmë do të luajnë edhe aktorët shqiptarë.

Seria është një bashkëprodhim i HBO / Sky me Pulse Films dhe Sister Pictures dhe është (për një marrëveshje prej 250 milionë dollarësh) të vendosur për Cinemax dhe Sky Atlantic të HBO-së, që u raportua së pari në nëntor 2017.

“Gangs of London” pritet të jetë një sukses i madh për aktorët shqiptarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat