Kasti i “Friends” ribashkohet për të mbledhur para për të prekurit nga COVID-19

Filma

Kasti i “Friends” ribashkohet për të mbledhur para për të prekurit nga COVID-19

Më: 22 prill 2020 Në ora: 08:42
Kasti i “Friends”

“Friends” po ribashkohen në “All in Challenge” për të mbledhur para në përpjekjet e ndihmës në luftën ndaj koronavirusit.

Të preferuarit e juaj “Friends” po bashkojnë forcat për të ndihmuar ata që preken nga koronavirusi, shkruan CNN.

Jennifer Aniston të martën njoftoi se ajo dhe yjet tjerë të “Friends” do të marrin pjesë në “All In Challenge”, në të cilin kanë për qëllim mbledhjen e parave për “America’s Food Fund”, “Meals on Wheels America” dhe “No Kid Hungry”.

Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer marrin pjesë të gjithë.

Aniston tha se ata do të ribashkohen për edicionin special të “Friends” nga HBO Max.

“Jemi shumë të entuziazmuar që të bashkohemi me sfidën”All in” për të ndihmuar në ushqimin e njerëzve  dhe mbajtjen e tyre të shëndetshëm gjatë kësaj kohe,” shkroi Aniston.

“Ne po ju ftojmë ju dhe pesë nga miqtë tuaj për t’u bashkuar me gjashtë prej nesh në “Fazën 24”. Jini të ftuarit personal në audiencë në xhirimet e ribashkimnit tonë në “HBO Max”,.

Ofertat për një shans për të fituar fillojnë me 10 dollarë.

“Shpresojmë që kjo të sjellë një gëzim të vogël, dhe diçka që duhet të shohim përpara”, ka shkruar Aniston në postim. “Mezi presim për t’u takuar dhe përqafuar ju njerëz kur të mbarojë kjo”

Kasti i “Firends” bashkohet me të famshëm të tjerë që kanë marrë pjesë në këtë sfidë përfshirë Leonardo DiCaprio, Gwyneth Paltrow, Justin Bieber dhe Madonna.

Deri më tani, “All In Challeng”e ka mbledhur më shumë se 14 milion dollarë, sipas uebfaqes së saj.
Një datë për rikthimin special të “Friends” ende nuk është njoftuar.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Hi guys ?? ❤️⠀ ⠀ We’re so excited to join the ALL IN challenge to help keep people fed and healthy during this time. ⠀ ⠀ We’re inviting you and five of YOUR friends to join the six of us on Stage 24. Be our personal guests in the audience for the taping of our @HBOMAX reunion, as we reminisce about the show and celebrate all the fun we had ? ... and get the whole Friends VIP experience on the Warner Bros. Studio Tour.⠀ ⠀ We hope this brings a little joy, and something to look forward to. Go to AllInChallenge.com to enter... and donate whatever you can - $10, $25 - every dollar counts. 100% of proceeds will go to @nokidhungry, @mealsonwheelsamerica and #AmericasFoodFund which benefits @feedingamerica and @wckitchen. ⠀ Can’t wait to meet and hug you guys when this is all over ? Until then, keep Facetiming, calling, DMing, and texting your friends and family. We gotta stay connected ??

A post shared by Jennifer Aniston (@jenniferaniston) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat