Nëse do të jesh pjesë e dokumentarit botëror, ata po presin për thirrjen tuaj

Filma

Nëse do të jesh pjesë e dokumentarit botëror, ata po presin për thirrjen tuaj

Më: 26 prill 2020 Në ora: 12:25
Norika Sefa

Në bashkëpunim me disa prej regjisorëve më të talentuar të botës, nga shtete si: Gjermania, Kanada, ShBA, Brazili, Franca e Kolumbia, po krijohet një dokumentar që ka për qëllim të përshkruajë njerëzimin në këtë kohë izolimi, pjesë tyre është edhe regjisorja kosovare Norika Sefa.

Norika Sefa ka thënë se qëllimi është ta dokumentojë këtë pandemi duke qenë sa më afër njerëzve dhe rrëfimeve të tyre.

“Ky dokumentar titullohet “Më trego”, apo “Tell me”, ku fiksohet voicemail në secilin prej shteteve të përmendura. Nëpërmes të një telefonate të thjeshtë anonime, ju mund të lini mendimet, rrëfimet, ndjenjat, ose çfarëdo tjetër, …edhe një këngë…. që do të përshkruante se si po ia dilni në këto ditë të izolimit. Zëri është plotësisht anonim. Ideja jonë është të përdorim pjesë të këtyre thirrjeve, tregimeve tuaja dhe të bëjmë një film qe ka për qellim me portretizu njerëzimit në izolim, nga perspektiva e shumë njerëzve, e në shumë vende të ndryshme të botës”, ka thënë Sefa.

Sefa më pas ka njoftuar se numri ku qytetarët e Kosovës mund të telefonojnë është +38346185635 (viber, whatsapp).

“Ju mund të thirrni ose edhe dërgoni voice-mesazhin e gjiruar paraprakisht. Gjithçka do të mbetet anonime. Ne nuk pranojmë mesazhin e shkruar, ngase për ne ka rëndësi ta kemi zërin si dëshminë më të sinqertë të ngjarjes që na ofrohet”, ka thënë Sefa për këtë dokumentar që futë Kosovën në mesin e shteteve më të fuqishme të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat