Vdiq aktori hollywoodian Rishi Kapoor - Bota Sot
Vdiq aktori hollywoodian Rishi Kapoor

Filma

Vdiq aktori hollywoodian Rishi Kapoor

Më: 30 prill 2020 Në ora: 13:26
Rishi Kapoor

Sot më 30 prill 2020 ka vdekur aktori i njohur i Bollywoodit Rishi Kapoor, në moshën 67-vjeçare.

Siç njofton CNN, veterani bollywoodian Kapoor vdiq në spital pas 2 viteve luftë me leukemi.

Lajmin e kanë konfirmuar vet familjarët e Kapoorit.

Kapoor u diagnositifkua me leukemi në vitin 2018 dhe u kthye në Indi nga New York-u për kaluar kohën me familje.

Kapoor bëri emër në botën e Bollywoodit që prej vitit 1970, ku si fëmijë luajti në filmin “Mera Naam Joker”.

Rolin e tij kryesor e luajti në vitin 1973 në filmin “Bobby”, duke fituar edhe çmimin Oskar si aktori më i mirë.

Në karrierën e tij numërohet më shumë se 100 filma, duke luajtur në rol kryesor ose dytësor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat