Lajm i mirë për fansat e serialit ‘Friends’

Filma

Lajm i mirë për fansat e serialit ‘Friends’

Më: 12 maj 2020 Në ora: 11:54
Seriali ‘Friends’

Yjet e serialit pritet ta finalizojnë episodin special gjatë muajve të verës.

Ribashkimi special i tyre ishte planifikuar të transmetohej më 27 maj, por data e xhirimit u shty për shkak të COVID-19, shkruan DailyMail.

Dhe tani WarnerMedia Entertainment dhe kryetari për shitjen e produktit ‘DTC’, Bob Greenblat, ka zbuluar se aktorët mund të përfundojnë episodin special deri në fund të verës. Duke folur për ‘Variety’ të hënën, 60-vjeçari tha se po kryqëzojmë gishtërinjtë që të mos detyrohemi të përfundojmë xhirimet virtualisht.

“Në fillim kemi menduar, se xhirimet do të vonohen për një ose dy muaj më së shumti, por tani duket se do të jetë shumë më e gjatë se kaq,” filloi ai.

“Ne jemi duke pritur që ta realizojmë këtë ribashkim me shpresë deri në fund të verës, nëse yjet janë në gjendje të mirë shpresojmë se mund të rikthehemi në xhirime” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat