“Avatar 2” do ta dalë në vitin 2021: buxhet një miliard dollarë për katër filmat e parashikuar

Filma

“Avatar 2” do ta dalë në vitin 2021: buxhet një miliard dollarë për katër filmat e parashikuar

Më: 12 maj 2020 Në ora: 23:34
“Avatar 2”

“Avatar 2” nuk do të ndryshojë datën e shfaqjes në kinema, që do të jetë në fundin e dhjetorit të vitit 2021. Për këtë është i bindur regjisori James Cameron, i cili ka zbuluar për revistën Empire: “Mund t’ia dalim akoma të repsektojmë datën e përcaktuar për daljen e filmit”.

Por nuk po punohet vetëm për filmin e dytë të sagës. Filmat e parashikuar janë plot katër dhe, sipas Deadline, do të kenë një buxhet të përgjithshëm prej 1 miliard dollarësh, me rreth 250 milionë dollarë për film.

“Lajmi i mirë”, siç e ka përkufizuar Cameron,  për rifillimin e xhirimeve të “Avatar 2” ka ardhur pas lajmit se Zelanda e Re është përsëri e sigurt, pasi ka arritur ta përmbajë përhapjen e virusit. Punimet për filmin e dytë u ndërprenë për shkak të pandemisë, por duket se nuk do të ketë më pengesa për Cameron pas këtyre dy muajve.

Në ditët e kaluara, producentët e filmit kanë publikuar në rrjetet socialee edhe një fotografi të bërë në sheshin e xhirimeve ku rishfaqet Sigourney Weaver, e cila interpreton Grace Augustine, personazh që vdiq në fundin e filmit të parë, por që Cameron do ta ringjallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat