Një jetë e dytë për filmat e harruar

Filma

Një jetë e dytë për filmat e harruar

Më: 24 maj 2020 Në ora: 23:59
Foto

Lajmi i javës së kaluar se filmi i Woody Allenit, “A Rainy Day in New York” ishte i pari në botë sa u përket të ardhurave, u shpërnda shumë shpejt, kryesisht sepse ishte një e padëgjuar absurde. Allen, një figurë e lidhur më shumë me kritika sesa me suksese komerciale, është aktualisht duke tejkaluar “Onward” të Pixarit, një film që mund të mos lansohet në SHBA, për shkak të rrjedhës së ngjarjeve që janë tregues i asaj që u bë një vit surreal në film.

Pjesa dërrmuese e kinemave mbesin të mbyllura për shkak të pandemisë dhe pa pasur numra të saktë nga arkat filmike, është dashur të bazohemi diku tjetër për të gjetur se çfarë filmash janë duke shikuar njerëzit.

Duke mos pasur një paralele dominante në botën e internetit, vendi më i mirë për ta bërë këtë sigurisht është “Netflix”.

Ani pse platforma akoma përmbahet nga çfarëdo mënyre e shpërndarjes së të dhënave, e shpërndan gjoja më përulësi lajme kur diçka godet me të madhe dhe njëkohësisht ofron çdo ditë listën “Top 10”, e cila na lejon që të shohim se cilët janë filmat dhe serialet me të shikuara, ani pse nuk e dimë se sa njerëz i kanë shikuar.

Përderisa lista është shumë shpesh e parashikueshme dhe e udhëhequr nga prodhime origjinale të “Netflix”, çfarë po del që të jetë më interesante për të shikuar është listat e filmave B (me buxhet të vogël komercial) që janë duke gjetur strehë po ashtu në “Netflix”, duke marrë një jetë të dytë nga një audiencë më e madhe sesa që e kanë parë ndonjëherë. Në javët e fundit, “Top 10” në SHBA përfshin horrorin me adoleshentë “House at the End of the Street”, thrilerin-aksion “Sleepless and Den of Thieves”, dramat “Soul Surfer”, “Single White Female”, “The Roommate” dhe “Lockout”.

Secili nga këta filma ndajnë disa karakteristika: një aktore a aktor të njohur në rol kryesor, një lansim të gjerë në kinema dhe një performancë mesatare apo më të ulët sa u përket të ardhurave.

Kështu që ato kanë zbarkuar në “Netflix” dhe janë takuar me një vetëdije të mjegullt për filmin, por me një familjaritet të fuqishëm të lidhur me aktorët që shfaqen në ta, një lloj kombinimi që në të kaluarën, por edhe tani, po bën që të ketë sukses. Merreni si shembull vitin 2017. Cili ishte filmi që ishte huazuar më së shumti gjatë atij viti? “Wonder Woman”? “Rogue One”? “Thor: Ragnarok”? Jo, ishte filmi me aktorin Ben Affleck, “The Accountant”, një film që solli fitime solide në kinema, por që lulëzoi në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat