“Avatar” rinis xhirimet në Zelandën e Re

Filma

“Avatar” rinis xhirimet në Zelandën e Re

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 15:17
“Avatar”

Kanë nisur në Zelandë të Re xhirimet e vazhdimit të filmit Avatar, pas dy muajsh bllokim si pasojë e pandemisë.

Ekuipazhi prej 55 personazhesh, përfshirë regjisorin James Cameron dhe producentin Jon Landau, zbarkuan të dielën në vend pasi udhëtuan me një avion charter me një leje të posaçme nga qeveria e Zelandës. Kufijtë janë ende të mbyllur për shtetasit e huaj dhe kjo ka çuar në polemika dhe akuza për pabarazi në trajtimin e njerëzve, situatë të cilën producenti e justifikon me përfitimin eko.

Do të gjenerojë mijëra vende të reja pune dhe miliona dollarë, thotë Landau, teksa ecën në mesin e turmës në Zelandë.

Industria e filmit në Zelandën e Re vlen më shumë se 3 miliardë dollarë në vit. Një film ndërkombëtar gjashtë-mujor mund të krijojë rreth 3,000 vende pune.

Cameron ka vite që punon me vazhdimet e “Avatar” dhe publikimi i tyre është vonuar disa herë. Seria e radhës është planifikuar të dalë në ekranin e madh në Dhjetor 2021, për t’u pasuar më pas nga tre të tjerë, deri në vitin 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat