“Curb Your Enthusiasm” kthehet me sezonin e 11-të - Bota Sot
“Curb Your Enthusiasm” kthehet me sezonin e 11-të

Filma

“Curb Your Enthusiasm” kthehet me sezonin e 11-të

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 16:37
Curb Your Enthusiasm

Seria e famshme komike, “Curb Your Enthusiasm”, do të  rikthehet në ekrane për sezonin e njëmbëdhjetë.

Seria e cila kishte filluar në vitin 2000, e krijuar nga Larry David i “Seinfeld”, ishte ringjallur pas një mungese gjashtëvjeçe, më saktësisht më 2017.

Ndërkaq tash, pasi sezoni i dhjetë ishte kryer këtë verë, HBO ka njoftuar sot se ata do të kthehen edhe për një varg episodesh.

“Ky sezon i kaluar ishte xhiruar në frymën e kohës në një mënyrë jokomodshëm të kënaqshme”, ka thënë Amy Gravitt, nënkryetarja ekzekutive e HBO Programming për Variety.

“Larry është i zënë duke shkraur, dhe nuk mund të presim  të shohim se cfarë ka përgatitur”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat