Filmi “Vule” me regji nga Valmir Tertini pjesë e festivalit italian BCT

Filma

Filmi “Vule” me regji nga Valmir Tertini pjesë e festivalit italian BCT

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 15:03
FotFilmi “Vule”

Filmi “Vule” i regjisorit Valmir Tertini do të jetë pjesë e festivalit të njohur italian BCT.

E rëndësishme është se filmi ka fitu në preProduction me Itali , dhe tani premiera europiane është në Itali. Më herët është dhënë premiere edhe në Ballkan dhe në ShBA.

Ky film flet për Viktorian, një punonjëse e papërgjegjshme në Ambasadën Gjermane në Prishtinë. E varur nga alkooli, dhe me mungesë të një partneri, bën një jetë geto. Ndërsa punën për të cilën i është besuar posti nuk i intereson fare dhe le dosjet e hapura pa firmosur.

Si një punonjëse e papërgjegjshme, ajo i dha një vizë njëvjeçare një djali nga Kosova vetëm për shkak se kishte marrëdhënie seksuale me të. Ajo u shkarkua nga ambasada, dhe rastësisht, ata e shohin njëri-tjetrin në aeroport kur udhëtojnë për në Gjermani.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat