‘Zana’ pjesë e festivalit të filmit të Sarajevës

Filma

‘Zana’ pjesë e festivalit të filmit të Sarajevës

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 17:12
Filmi ‘Zana’

Filmi i gjatë aristik me regji të Antoneta Kastratit është pjesë e programit ‘In Focus’ në Festivalin e Sarajevës. ‘In Focus’ është program dedikuar filmave rajonal të jashtëzakonshëm të cilët tashmë kanë bërë sukses të konsiderueshëm në festivalet prestigjioze të filmit në botë

Filmi ‘Zana’ është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare që përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga e kaluara e saj e errët e kohës së luftës.

‘Zana’ është filmi i tretë  nga Kosova që bëhet pjesë e Festivalit të Sarajevës pas njoftimit të mëhershëm për pjesëmarrja në konkurencë kryesore të filmit ‘Galaktika e Andromedës’ dhe ‘Exil’-it.

Filmi ‘Zana’ me producent Casey Cooper Jonson kishte premierën botërore në Festivalin e madh të Torontos në shtatorin e kaluar dhe përfaqësoi Evropën në Festivalin ndërkombëtar në Sydney të Austrialisë, është bashkëprodhim në mes Kosovës, Shqipërisë dhe SHBA-ve, dhe financuar nga Qendra Kinematografike Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinemaografisë në Shqipëri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat