Seriali “Friends” pezullon rikthimin për shkak të pandemisë - Bota Sot
Seriali “Friends” pezullon rikthimin për shkak të pandemisë

Filma

Seriali “Friends” pezullon rikthimin për shkak të pandemisë

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 21:58
Seriali “Friends” pezullon rikthimin për shkak të pandemisë

Ndonëse ishte paraparë ribashkimi special i ekipit të serialit “Friends”, ai është shtyrë për shkak të pandemisë.

Aktorja Jennifer Aniston thotë se tashmë do të kenë më shumë kohë për ta bërë xhirimin edhe më interesant.

“A dini çka? Kjo madje na ka dhënë edhe më shumë kohë për ta bërë xhirimin edhe më interesant dhe më argëtues se që ka qenë ndonjëherë, andaj nuk e shoh si gotë gjysmë të zbrazët, por si gjysmë të mbushur, edhe pse është shtyrë. Nuk jemi duke shkuar askund. Nuk do të hiqni qafe “Friends” më vjen keq. Jemi këtu për tërë jetën”, ka thënë ajo për Deadline.

Xhirimet ishin paraparë të bëhen në muajin mars, ato janë shtyrë për një datë të pacaktuar.

Duket se pandemia ua ka prishur edhe përmbajtjen, pasi që ishte paraparë që xhirimi të bëhej me audiencë të gjallë.

“Pyetja ishte se si ta bëjmë xhirimi me audiencë të gjallë? Kjo nuk është kohë e sigurt. Dhe nuk kemi se çka të diskutojmë më tej”, ka shtuar Aniston.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat