Regjisorja More Raça ftohet në Sarajevë bashkë me emra të njohur të kinematografisë, flet për rrugëtimin e saj artistik - Bota Sot
Regjisorja More Raça ftohet në Sarajevë bashkë me emra të njohur të kinematografisë, flet për rrugëtimin e saj artistik

Filma

Regjisorja More Raça ftohet në Sarajevë bashkë me emra të njohur të kinematografisë, flet për rrugëtimin e saj artistik

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 20:41
Regjisorja More Raça

Regjisorja shqiptare More Raça ftohet në Sarajevo Talents bashkë me emra të njohur të kinematografisë botërore.

Raça e cila do të prezantojë filmin e saj ‘Galaktika e Andromedës’ ne kategorinë kryesore te Sarajevo Film Festival është ftuar gjithashtu në Sarajevo Talents si eksperte për të folur para kineastëve të rinj që janë përzgjedhur në programin SarajevoTalents 2020.

Ajo do të flas për rrugëtimin e saj në realizimin e filmit të gjatë ‘Galaktika e Andromedës’. Si ekspert këtë vit ne Sarajevo Talents përveç Moresë janë emrat e njohur të kinematografisë botërore, siç janë aktori danez i njohur për filmin ‘The Hunter’ Mads Mikkelsen, Michel Hazanavcius, regjisori i filmit të mirënjohur ‘The Artis’, fitues i çmimit Oscar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat