​Ndahet nga jeta aktori i njohur në moshën 43-vjeçare

Filma

​Ndahet nga jeta aktori i njohur në moshën 43-vjeçare

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 15:56
Chadwick Boseman

Ndahet nga jeta aktori i njohur amerikan. Chadwick Boseman humbi jetën në moshën 43 vjeçare pasi prej kohësh vuante nga kanceri.

Boseman njihet nga të gjithë për rolin e tij në filmin Marvel me super heronj “Partneri i zi”.

Ai vuante prej katër vitesh nga kanceri në zorrën e trashë por asnjëherë nuk ka dashur që të flasë në publik në lidhje me këtë gjë.

Lajmin e hidhur për vdekjen e tij e ka konfirmuar familja e tij.

“Chadwick ishte një luftëtar i vërtetë dhe këmbënguli gjatë githë kësaj lufte. Ai ju solli shumë nga filmat që ju tashmë dashuroni”- thuhet në deklaratën e familjes.

Ky lajm ka trishtuar fansat e aktorit dhe të gjithë botën e kinematograifsë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat