Ndërpriten xhirimet e ‘Batman’, një anëtar i ekipit del pozitiv me COVID-19

Filma

Ndërpriten xhirimet e ‘Batman’, një anëtar i ekipit del pozitiv me COVID-19

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 19:23
“Batman”

Janë ndërprerë xhirimet e “Batman”.

Xhirimet e filmit të ri “Batman” janë ndërprerë pasi një anëtar i ekipit ka rezultuar pozitiv me COVID-19, duke hedhur xhirimet në rrëmujë, shkruan DailyMail.

Burimet nga ekipi i filmit në vlerë 100 milionë funta thanë se skuadra dhe ekipi ishin dërguar në shtëpi pasi një anëtar u prek nga virusi.

Tani xhirimet e filmit me protagonist Robert Pattinson në studion e Warner Bros në Hertfordshire janë ndaluar, sipas një burimi.

Një burim nga studio në Leavesden tha “Na është dërguar një mesazh, që na thotë se një anëtar i ekipit ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Të gjithë po flisnin në set për këtë. Ne nuk e dimë kush ka rezultuar pozitiv, po ka shkaktuar kaos në orar”, shtoi ai.

Xhirimet e “The Batman” kishin rifilluar tre ditë më parë pasi u mbyllën në fillim të marsit për shkak të pandemisë.

Kjo do t’i kushtojë Warner Bros qindra mijëra funta dhe ndoshta do ta vonojë edhe publikimin e filmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat